Ndeshja mes Vllaznisë dhe Teutës u shoqërua me disa momente të veçantë e ndonjë batutë. “Panorama Sport” sjell episodet më pikante.

-Para ndeshjes u mbajt një minutë heshtje edhe në Shkodër për ndarjen tragjike nga jeta të 14-vjeçarit Martin Cani, ish-futbollist i akademisë Dinamo.

-Pritej një numër më i madh tifozësh, por në fakt në “Loro Boriçi” të pranishmit nuk e kalonin numrin 800.

-Takim shumë miqësor mes trajnerëve Brdariç dhe Martini para ndeshjes. Edhe ndonjë batutë mes tyre.

-Balaj në një moment i “hakërrehet” anësorit, i cili jep një faull në favor të Teutës. Sulmuesi nuk është dakord me vendimin, duke iu drejtuar gjyqtarit me fjalët: “Mos më trego gishtin mua”. Xhaja “kap” Balajn dhe kërkon të qetësojë kapitenin kuqeblu, i cili në disa momente nuk ishte dakord me vendimet e gjyqtarëve.

-Tifozët shkodranë ngacmojnë Martinin me fjalët: “Edi, tesh je ba durrsak”.

-Tafas del para të gjithëve në fushë në fillimin e pjesës së dytë. Portieri i Teutës praktikon disa gjuajtje me trajnerin e portierëve Rizvani.

-Ndeshja bie në një ritëm shumë të qetë në 15 minutat e para të pjesës së dytë. Ky fakt që nuk kënaq aspak të pranishmit në stadium, që kërkojnë një lojë më aktive.