Ndeshja ne mes Vllaznise dhe Tiranes e luajtur pasditen e se shtunes ne stadiumin “Loro Boriçi” dhe e fituar 1-0 nga bardheblute, ka patur edhe disa momente pikante te saj, te cilat jane sjelle nga gazeta “Panorama Sport”.

-Vetura me flamuj kuqeblu kanë shëtitur përgjatë rrugëve të Shkodrës që në orët e paradites, duke kërkuar përmes megafonave për një mbështetje të tifozërisë kuqeblu për këtë sfidë.

– Një interesim i kënaqshëm i tifozërisë kuqeblu. Rreth 4000 të pranishëm kanë ndjekur nga shkallët e stadiumit takimin.

– Vetëm 150 tifozë të Tiranës kanë qenë të vendosur në njërën prej tribunave pas portës ku ishte programuar që të ishte tifozeria mike. Ndërsa tifo grupi “Fanatiks” ka mbërritur në stadium pas minutës së 15-të të takimit edhe ato në një numër mjaft të vogël.

-Një tymuese kuqeblu është lëshuar në momentin kur dy skuadrat kanë dalë në fushën e lojës.

– Të pranishëm në stadiumin “Loro Boriçi” për të ndjekur këtë takim, janë trajneri i skuadrës së Partizanit, Xhovani Kolela, dhe drejtori sportiv i të kuqve, Elton Marini. Duke përfituar nga fakti se skuadra e tyre luante në kryeqytet ndaj Bylisit, Kolela dhe Marini kanë gjetur kohë për të ndjekur dhe rivalin e tyre direkt në luftën për titullin.

– Shqetëson teknikun Sedloski, që në të 3-ën minutë, kapiteni Gurishta, i cili mesa duket ka pësuar një shkelje të gishtit të dorës që në minutën e dytë. Megjithatë, kapiteni ka vijuar normalisht lojën pas marrjes së ndihmës së parë.

– Një banderolë e madhe shfaqet te tifozët “Vllaznit Ultras” në të cilën shkruhej: “Kur kam ken unë kryeqytet, t’i ske ken as n’b… t’yt et”.

– Shumë atmosferë nga ana e tifozëve kuqeblu që ndezin tribunën ku ishte vendosur grupimi “Vllaznit Ultras”.

– Entuziazëm i bardhebluve në hollin e stadiumit e po ashtu edhe në dhomat e zhveshjes.

– Mbi 10 milionë lekë të vjetër ka përfituar skuadra bardheblunë fund të ndeshjes me Vllazninë. Edhe pse nuk është zbuluar ende shuma, jo zyrtarisht, shuma është mbi 10 milionë lekë të vjetër.

– Fitorja e parë në kampionat për Tiranën ndaj Vllaznisë. Bardheblutë në tri ndeshjet e para kishin marrë vetëm një barazim dhe dy humbje, ndërsa fitorja e kësaj jave është shumë e rëndë për renditjen.