Nisur nga trazirat që ndodhën para një jave në Islandë, ndeshja e kthimit mes Vllaznisë dhe Valurit në Shkodër u vlerësua shumë nga UEFA. Gjithsesi, gjithçka u mbyll brenda rregullave, ku vetëm në fund tifozët hodhën flakadanë në fushë. “Panorama Sport” ju sjell më poshtë disa nga pikantet dhe të veçantat e ndeshjes:

– Drejtuesit e klubit nderojnë ish-futbollistin Lek Koçobashi në 80 vjetorin e tij të lindjes. Kryetari i bashkisë i dorëzoj një pllakatë mirënjohje ish-futbollistit. Ndërsa presidenti Alban Xhaferi i dorëzoj fanellën kuqeblu me numrin 80, aq sa vitet që mban mbi shpatulla Lek Koçobashi.

– Sapo Vllaznia pësoi golin e tretë në minutën e 36-të, një pjesë e tifozërisë, sidomos ajo që ishte e pranishme në tribunën përkarshi, filluan të lënë stadiumin.

– Nuk rrezatoi dot tifozëria “Vllaznit Ultras” dhe në të 87-ën minutë hodhën flakadan nëfushën e lojës. Loja u ndërpre nga arbitri, pasi duhej spastruar fusha dhe tifozët u paralajmëruan se duhet të qetësoheshin. Padyshim Vllaznia do të përballet me një gjobë të majme nga UEFA, për shkak të hedhjes së mjeteve piroteknike në fushë, që janë të palejueshme.