Sot piloti i Mercedes, Lewis Hamilton, triumfoi në pistën e Hockenheim në Gjermani, por kjo fitore mund t’i hiqet atij.
Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) ka shpërndarë një dokument në bazë të së cilit piloti anglez dhe skuderia Mercedes do të merren në pyetje për shkelje të rregullores dhe e gjithë sjellja e tyre do të hetohet.
Më saktësisht, bëhet fjalë për episodin e ndodhur në fund të garës, ku Hamilton i ishte drejtuar korsisë së bokseve, por ndryshoi mendje në çastet e fundit dhe qëndrojë në pistë.
Ishte xhiro numër 53 kur në pistë u fut makina e sigurisë dhe Hamilton po shkonte në bokse për të ndërruar gomat, por pas udhëzimit të skuderisë në radio, ai e preu timonin papritmas, shkeli në bar dhe vazhdoi në pistë.
Kjo manovër, vendimtare për fitimin e garës nga kampioni në fuqi, po hetohet nga komisarët e pistët. Në rast dënimi, më i vogli i mundshëm është 5 sekonda, Hamilton do të humbasë vendin e parë në dëm të shokut të skuderisë Valteri Botas, që e mbylli garën me 4.535 sekonda vonesë.
Raikkonen doli i treti me 6.732 sekonda shkëputje, ndërsa 7.654 sekonda ishte avantazhi i Hamilton ndaj Verstappen të vendit të katërt.