Hasan Lika sot drejton Vllaznine ne misionin e saj per t’u kthyer ne Superlige, por dikush tjeter mendon se vendi i tij nuk duhej te ishte ne Shkoder.
I ftuar në emisionin “Gol pas goli” analisti Luan Pinari është shprehur se trajneri Hasan Lika nuk duhet të shkarkohej, pasi ishte ai që dinte si të zëvendësonte Bregun dhe Abazajn.
“Hasan Lika e njihte këtë ekip, nuk duhej të largohej. Luftëtari ka gabuar me largimin e tij. Ky e dinte shumë mirë se si mund të zëvendësonin Bregun dhe Abazajn.
Projekti duhet të vazhdonte të pretendonte, por jo ta niste edhe një herë nga e para”- ka deklaruar Pinari sot.
Dhe ne fakt Luftetari i sotem po vuan. E ka nisur kampionatin si mos me keq me tre humbje ne tre ndeshjet e para.