Në “Elbasan Arena” eshte luajtur sot “finalja” për vendin e tretë. Kukësi përballë Vllaznisë, dhe Brdaric kundër Longos. Të dy ekipet ndanin vendin e tretë me nga 38 pikë secila, dhe rezultati i takimit të sotëm ka patur rëndësi të madhe.
Megjithate ne fund te ketij takimi ku u fiksua rezultati i barabarte 0-0, te dy ekipet duket se kane dale te kenaqur me piken e marre dhe ato ruajne te njejtat pozita ne renditje.
Në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport u diskutua rreth kësaj sfide. Ish-mbrojtësi i njohur, Luan Pinari deklaroi se skuadra e Diego Longos luan futbollin më të mirë në Abissnet Superiore.
Pinari: Kukësi luan futbollin me te bukur ne Shqipëri.
Gjergji Stefa: Më të mirë se Vllaznia e Laçi?
Pinari: Po, Kukësi luan futbollin më të bukur.