Humbja në shtëpi ndaj Borussia Dortmundit rrezikon të jetë kapitulli i fundit i aventurës së Stefano Piolit në stolin e Milanit.
Siç raportohet në edicionin e sotëm të La Gazzetta dello Sport, eliminimi nga Champions League dhe mospjesëmarrja në Botërorin e Klubeve në vitin 2025 do të thotë një humbje prej rreth 113 milionë eurosh.
Këtë do ta marrin në konsideratë në fund të sezonit edhe pronarët amerikanë, të cilët janë shumë të vëmendshëm ndaj llogarive dhe fati i Piolit duket i vulosur.
Nëse do të fundosej edhe në kampionat, atëherë shkarkimi i tij do të ishte i pashmangshëm dhe stoli do t’i besohej Ignazio Abate-s. Ish-mbrojtësi gëzon respekt të madh brenda klubit milanez dhe, në rast të ngjitjes në ekipin e parë, ai mund të ketë në mbështetje edhe Zlatan Ibrahimovic.
Megjithatë, zgjedhja e Milanit për muajt e ardhshëm do të ishte të vazhdojë me Stefano Pioli dhe më pas të ndahen në verë.Me pak fjalë, ciklit të trajnerit emilian te kuqezinjtë i ka ardhur fundi, tani mbetet vetëm të kuptojmë se kur do të ndodhë ndarja: qoftë në fund të sezonit apo në javët e ardhshme./telesport/