Në momentin më të mirë të skuadrës, Milani merr një goditje tjetër teksa Alesandro Florenci është dëmtuar në gju dhe do të qëndrojë jashtë fushave për 1 muaj.

Florenci hasi probleme në sfidën me Atletikon e Madridit dhe pas disa ekzaminimeve i është nënshtruar një operacioni në gjurin e majtë. Një muaj pushim për 30-vjeçarin i cili kishte filluar të fitonte mjaftueshëm terren në krahun e djathtë të mbrojtjes duke qenë një alternativë e mirë për Kalabrian.

Një lajm jo i mirë për Piolin, i cili humbet një tjetër futbollist me infermierinë e kuqezinjve e cila këtë sezon nuk di të mbyllet. Alesandro Florenci u transferua këtë verë nga skuadra e Romës në një huazim me të drejtë blerje duke qenë një vlerë e shtuar për Milanin.