Iker Casillas, ish-portieri dhe legjenda e Real Madridit, ka lançuar podcastin e tij të ri. Në episodin e parë kishte zgjedhur si të ftuar Gerard Piqué, ish-shokun e tij të kombëtares, por rival historik në La Liga.
Episodi pritet të publikohet së shpejti, por Casillas ka ngjallur pritshmëritë duke ndarë një prolog të intervistës. Një nga temat më interesante ka qenë komenti i Piqué për Lamine Yamal.
Piqué tha në podcastin e Casillas: “A do të ishte Yamal i njëjti lojtar në epokën tonë? Pyetja e vërtetë duhej të ishte: A do të ishte Lamine i njëjti, nëse do të kishte luajtur në brezin tonë? Unë besoj se nuk do të kishte gjetur hapësira në fushë”.
Ky është mendimi i ish-mbrojtësit spanjoll për talentin e ri të Barcelonës, i cili tashmë ka fituar një La Liga dhe Superkupën me katalanasit, ndërsa me Spanjën ishte protagonist në fitimin e Europianit të fundit./telesport/