Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique nuk e ka harruar rivalitetin që ka pasur me Realin e Madridit dhe lëshon disa “kunja” në drejtim të klubit madrilen.

Pique, në një intervistë për Marcan, ka komentuar përplasjet e fundit mes Realit dhe LaLigas në lidhje me gjyqtarët.

“E kemi jetuar këtë histori një milion herë. E jetojmë këtë situatë prej 120 vitesh. Këto polemika janë në stilin e Realit , që kur nuk arrin të fitojë, fillon dhe flet për gjëra të tjera.

E kemi thënë shumë herë këtë. Ata që vuajnë janë arbitrat, që tashmë ndihen nën presion”, ka thënë Pique.