Gerard Pique ka nënshkruar kontratën e re me Barcelonën deri në vitin 2022. Mbrojtësi shtatlartë në prezencën e Presidentit, Bartomeu dhe medias në ambientet e stadiumit “Camp Nou”, rinovoi kontratën e jetës me blaugranët.
Klauzola e shitjes e vendosur nga klubi për lojtarin është 500 milionë euro. Pas nënshkrimit, 30-vjeçari realizoi fotot në shkallët e stadiumit me përfaqësuesit e klubit. Përkrah ylli spanjoll, ishin edhe prindërit e tij, Montserrat dhe Joan, të cilët dukeshin të lumtur për arritjet e djalit të tyre.
E vetmja që mungonte ishte bashkëshortja e tij, këngëtarja kolumbiane, Shakira, me të cilën ka dy djem. /EDS/