Me fitoren e sotme 3-0 në finale ndaj “Atletik Klub Shkodra”, ekipi Vllaznia U-15 u shpall kampion i Zonës së Shkodrës.

Një sukses i merituar dhe këtë e tregon më së miri edhe ecuria që ai ka patur gjatë këtij kampionati.

Zëvendëstrajneri Ylad Pirani në një prononcim për “Shkodra Sport” vlerëson maksimalisht këtë ecuri kur thotë:

“Bashkë me ndeshjen finale, kemi zhvilluar në total 23 ndeshje në këtë kampion dhe i kemi fituar të gjitha.

Po ashtu, kemi shënuar një numër prej 83 golash, me një mesatare të shkëlqyer prej 3.6 gola për ndeshje.

Këto janë tregues të një dominimi absolut ndaj të gjithë kundërshtarëve.

Megjithatë, ne më shumë sesa këto fitore, jemi të pritur t’i mësojmë këtyre fëmijëve të luajnë bukur futboll dhe këtë gjë po e bëjnë mirë.

Shpresoj që ata të vazhdojnë në këtë rrugë edhe në të ardhmen”.
© shkodrasport.com