Juventusi bëhet gati për një transferim të rëndësishëm në janar, për t’i dhënë Andrea Pirlos fantazinë që kërkon në repartin e avancuar. Me Dibala që është shuëm larg asaj që pritet, bardhezinjtë kanë vendosur të investojnë në një lojtar që do të shtojë opsionet në sulm për kampionët e Serisë A që kërkojnë titullin e 10 radhazi.
Nga Anglia kanë bërë të ditur se blerja e radhës vjen përsëri nga Madridi, por këtë herë nga radhët e Realit nga ky do të largohet një i padëshiruar nga Zinedin Zidan. Bëhet fjalë për fantazistin Isko, i cili nuk gjen prej kohësh hapësira në radhët e skuadrës dhe tani është gati të ndërrojë ambient, pasi nuk dëshiron të humbasë Europianin me përfaqësuesen.
Mediat britanike kanë bërë të ditur se për futbollistin ishte interesuar edhe Arsenali, por Juventusi ka fituar garën dhe kishte pëlqiemin e vetë këtij lojtari i cili mendon se në Serinë A mund të tregojë më shumë se në Premier Ligë. /vipsport/