Me një ngarkesë të fortë emocionale, peshëngritësi i njohur me origjinë shqiptare, Pirro Dhima foli për volejbollistin Aleksandros Nikolaidis, i cili u nda nga jeta në moshën 43-vjeçare, i mundur nga një formë e rrallë kanceri.
Kampioni veteran i peshëngritjes dhe fituesi i medaljes olimpike ndodhej në studion e transmetimit të ERT dhe nuk i mbajti dot lotët kur përmendi lidhjen e tij me Nikolaidis.
“Aleksandri më admironte, ai ishte fëmija më i mirë. Me Aleksandron jetuam shumë momente dhe ai më merrte në telefon gjithmonë duke më pyetur për Anastasinë dhe për fëmijët tanë. Fëmijë shumë i ëmbël, fëmijë shumë i sjellshëm.
Kur u zgjova në mëngjes, sepse dje fjeta vonë në orën dy dhe ishim mbledhur me shokët dhe kishim dalë, u ngrita të bëja gati Nikolakis për në shkollë… Është shumë e trishtuar”, tha ai.
“Nuk dua ta kaloj këtë përsëri për askënd. Dhe mos i ndodh askujt… Nuk e di, ndoshta vetë jeta më ka bërë kaq të ndjeshëm”, ka theksuar Pirro Dhima.