Ka qenë një natë feste për Napolin ajo fitore e arritur në minutat e fundit ndaj Liverpulit. Insinje ishte ai që shënoi golin e fitores dhe bëri që gjithë stadiumi të shpërthente në festë, tashmë që napoletanët udhëheqin grupin C.

Megjithatë për Milikun ka qenë një natë tmerri pas takimit. Kur po kthehej në shtëpinë e tij në mesnatë, dy grabitës i kanë dalë përpara duke i zënë rrugën.

Ata e kanë kërcënuar me armë në kokë dhe i kam marrë një orë “Roleks” me vlerë të konsiderueshme. Ngjarje të tilla në Napoli kanë ndodhur edhe më parë, madje ka pasur futbollistë që janë larguar për shkak të pasigurisë.

Nje situate e cila e ka vene ne veshtiresi te madhe lojtarin i cili kesisoj nuk e ka patur shume mendjen tek futbolli i luajtur ne keto momente.