Një Miralem Pjaniç i irrituar përpara gazetarëve, pas humbjes së Superkupës:

“E donim me çdo kusht këtë Superkupë, pasi ishte finalja e parë sezonale për ne dhe dështuam. Nuk jam më tepër i revoltuar për rezultatin, sesa për lojën që bëmë në pjesën e dytë. Po na ndodh shpesh që të lëmë shumë boshllëqe mes reparteve dhe kjo tregon se shumë prej nesh nuk po dinë ta interpretojnë siç duhet rolin që kanë në fushë. 20 gola të pësuar në 18 ndeshje janë shumë, ndaj duhet të nisim të punojmë dhe të reagojmë sa më shpejt përballë kësaj situate aspak të bukur. Pas fitoreve në kampionat, kjo humbje ishte një hap gjigant prapa për ne dhe më vjen keq”, u shpreh juventini./panorama-sport/