Kombëtarja shqiptare ka mbyllur pjesën e parë ndaj Ukrainës, e cila po luhet në kuadër të raundit të 6-të të Nations League. 45 minutat e para të ndeshjes që po zhvillohet në “Air Albania”, janë mbyllur 0-2.
Ukrainasit gjetën rrugën e rrjetës dy herë në 10 minutat e para të lojës. Si fillim ishte Zinchenko në minutën e 5-të të sfidës, teksa për golin e dytë mendoi Yaremchuk në të 10-tën.
Me këtë humbje, Shqipëria momentalisht renditet në vendin e fundit në grupin B1, pasi Çekia po fiton 2-0 kundër Gjeorgjisë. Në këto pozita, kuqezinjtë zbresin në Ligën C të Nations League.
Shqipëri 0 – 2 Ukrainë
(Zinchenko 5′, Yaremchuk 10′)