Vështirësitë janë të mëdha, por edhe stimujt janë po aq të mëdhenj kur bëhet fjalë për një kompeticion si Europiani.

Ky kompeticion, secilës prej 24 kombëtareve pjesëmarrëse do t’i garantojë 9.5 milionë euro dhe nuk janë diçka e vogël.

Madje, nga edicioni i kaluar, për ta rritur përqendrimin dhe largimin e nënvlerësimeve edhe për skuadrat që mund të jenë kualifikuar matematikisht në grup, UEFA ka vendosur 1 milion euro për fitoren dhe 500 mijë për barazimin në fazën e grupeve.

Ndërkohë që më pas shpërblimet rriten me shifra shumëfish më të shumta për kalimin e tureve, aq sa fituesja e Europianit çon në shtëpi përveç trofeut edhe 30 milionë euro.