Barazimi ndaj Luftëtarit duhet konsideruar një rezultat pozitiv megjithatë tashmë vëmendja duhet spostuar tek takimi i rradhës në kampionat, ai ndaj Laçit në të cilin padiskutim që do të kërkohet fitorja. I këtij mendimi është mbrojtësi i Vllaznisë Denis Pjeshka i cili ka qenë para gazetarëve sot në një konferencë për shtyp.

Nga ana tjetër, Pjeshka është pyetur edhe për takimin e së mërkurës për kupë me Kastriotin dhe në lidhje me të, mbrojtësi 22 vjeçar ka deklaruar se Vllaznia është e sigurtë që do të kualifikohet për në turin tjetër. “Padyshim që nuk kemi alternativë tjetër përveç fitores dhe sigurimit të kualifikimit për në turin tjetër të Kupës.Pasi të bëjmë këtë detyrë, pastaj do të fillojmë të mendojmë për sfidën e kampionatit me Laçin, për të cilin objektivi është i njëjtë: vetëm fitore”- ka deklaruar ai. I pyetur nëse është ambjentuar në lojën e tij me Orelesin në qendër të mbrojtjes, Pjeshka ka deklaruar se nuk e ka patur të vështirë të përshtatet dhe po mundohen të japin më të mirën për Vllazninë. Takimi i kupës Vllaznia- Kastrioti do të luhet ditën e mërkurë në orën 15.30 në fushën sportive “Reshit Rusi”. Kujtojmë që ndeshja e parë në Krujë është mbyllur në barazim 0-0 dhe kuqebluve u duhet patjetër të fitojnë këtë ndeshje të dytë për t’u kualifikuar.

© shkodrasport.com