Entuziasem dhe kenaqesi e madhe ne kampin shkodran per hapin e pare te rendesishem per kurorezimin me sukses te ketij sezoni. Vllaznia eshte vetem nje hap larg fitimit te Kupes se Shqiperise dhe po ashtu eshte edhe ne gare per titullin kampion.

Kjo ka bere qe ne Shkoder shume te gezohen, por ka patur edhe nga ata qe mund te jene merzitur sepse nuk e kishin menduar kete sukses te kuqebluve.

Ka qene trajneri i portiereve te Vllaznise Ideal Lekiqi ai qe permes nje postimi ne rrjetet sociale, i ka shigjetuar ata, por njekohesisht u ka thene FALEMINDERIT sepse fale kritikave te tyre jane bere me te forte.

“Bravo djem, me shpirt Bravo. Sakrifikuat dhe ja ku jemi dhe kjo është meritë vetëm e juaja për mundin, sakrificën dhe përkushtimin tuaj në çdo ditë, në çdo situatë dhe vetëm ne që jemi çdo ditë me ju e dimë se sa djersë keni derdhur për keto momente të bukura që po i jepni qytetit dhe tifozëve tanë të mrekullueshëm.

Shumë gojë janë mbyllur, shumica nga kënaqësia që po ju jepni dhe disa të tjera nga smirllëku të cilët fërkonin duart nga një moment jo i juaji por une sot dua t’iu them atyre vetëm “FALEMINDERIT” sepse veç na bëni më të fortë,fatmirësisht nuk keni asgjë tjetër në dorë përveç tastierës së telefonit tuaj.

Jemi në finale te Kupës së Republikës dhe kandidat potencial për titullin Kampion prandaj edhe një sforco të vogël për sprintin final,se Shkodra dhe njerzit e mirë të saj që fatmirësisht i ka me shumicë do tjua dijë për nder. Përjetëkuqeblu”- shkruan ne postimin e tij trajneri i portiereve te Vllaznise Ideal Lekiqi.