Kamza do të përballet ndaj Lushnjes në ndeshjen e vlefshme për javën e 30 në Kategorinë Superiore.

Një ndeshje shumë e rëndësishme për ekipin e Ahmataj, pasi nëse do të mbijetojë këtë sezon në kampionatin shqiptar, atëherë fitorja ndaj vendit të fundit është një detyrim.

Në një intervistë për “RTSH Sport”, futbollisti i Kamzës, Sebino Plaku është shprehur se mbijetesa do të varet vetëm nga ndeshjet direkte.

“Ndeshja me Lushnjën është më e rëndësishme për momentin dhe kemi mundësi të besojmë për fitore në këtë takim.

Kjo për vetë situatën që kundërshtari gjendet në kampionat. Ne do të kemi përballjet direkte që do të vendosin shumë dhe do të bëjnë diferencën për qëndrimin apo largimin nga elita e futbollit shqiptar”, është shprehur Plaku./vipsport/