Mesfushori francez në verën e vitit 2016 për 100 milionë euro iu bashkua Manchester United, pikërisht nga Juventus.
‘Corriere dello Sport’ bën të ditur se Juventus do t’i ofrojë Manchester Unitedit para dhe shërbimet e disa lojtarëve, për të arritur deri te Pogba.
Manchester United nuk duan të humbasin Pogban për një shumë më të vogël se 170 milionë euro.
Por, plani i Juventusit është mundësia e përfshirjes së lojtarëve në ofertë si Blaise Matuidi, Douglas Costa dhe Joao Cancelo.