Pas eliminimit nga Arsenali në champions League, drejtuesit e Realit nuk po humbin më kohë dhe kanë filluar lëvizjet për të përforcuar ndjeshëm ekipin për sezonin e ri. Strategjia është e qartë: Forcimin e 4 pozicioneve kyçe ku ekipi ka “çaluar” më shumë këtë sezon.
I pari është transferimi i Alexandër Arnold për të siguruar krahun e djathtë. Anglezi do vijë si lojtar i lirë dhe zyrtarizimi i tij pritet të ndodhë direkt në fund të sezonit aktual.
Përveç krahut të djathtë që duket i zgjidhur me ardhjen e Arnold, problem është edhe krahu i majtë. Ferland Mendy dhe fran Garcia nuk përmbushin pritshmëritë, ndaj duhet ndërhyrë në merkato për të sjellë një mbrojtës të majtë cilësor.
Problem tjetër që duhet zgjedhur nga klubi madrilen është edhe reparti i mesfushës, shumë problematik dhe poshtë pritshmërive këtë sezon. Emrat për këtë repart janë të shumtë, por në krye të listës qëndrojnë Enzo Fernandez dhe Martin Zubimendi.
Më i vështirë duket operacioni për argjentinasin e Chelsea-s, për të cilin Reali planifikont ë paktën 100 milionë euro, ndërsa për mësfushorin spanjoll marrëveshja me Sociedad mund të arrihet për një shifër mes 50-60 milionë euro.(telesport)