Në prag të ndeshjes me Teutën, trajneri i skuadrës tonë, Neven Plantak, ka dhënë një intervistë për gazetarin e RTSH Sport, Gaspër Marku. Gjatë intervistë, Plantak është ndalur tek ndeshja ndaj Goga Basket, por edhe ecuria e skuadrës në ndeshjet në vijim.
“Është e vërtetë që nuk e kemi rinisur mirë kampionatin. Ndeshja e parë për këtë vit në kampionat ishte shumë e vështirë për ne. Goga Basket është skuadra më e mirë në kampionat dhe janë në nivel më të lartë se ne. Analizuam ndeshjen ndaj këtij ekipi dhe e di çfarë kemi bërë gabim. Tashmë kemi një atmosferë të mirë në skuadër, duhet të bëjmë stërvitje të mira dhe këtë fundjavë do të rregullojmë gabimet tona ndaj Teutës.”
Trajneri i skuadrës tonë ka folur edhe për objektivin që kemi këtë edicion, duke shtuar: “Detyra jonë kryesore është të qëndrojmë në ligë dhe ne mund të qëndrojmë. Kundërshtarët tanë janë Tirana dhe Kamza. Ndaj Teutës do të luajmë një ndeshje më të mirë se ndaj Gogës.
Agresiviteti jonë do të jetë në maksimum dhe mbrojtja do të jetë më e mirë. Dua të them edhe diçka tjetër: Goga, Teuta dhe Partizani nëse japin maksimumin është shumë e vështirë të marrësh fitore ndaj tyre. Ndeshja për kupë ndaj Teutës ishte e mirë për ne, por duhet të përmirësohemi edhe më shumë.”
Plantak ka edhe një kërkesë për lojtarët: “Ne kemi 5 lojtarë të rinj dhe nëse kërkojmë maksimumin prej tyre duhet kohë, por në fakt kampionati ka edhe 2 muaj. Prandaj duhet të jemi bashkë, të kemi agresivitetin e lartë në ndeshje dhe luajmë si skuadër. Kam bindjen se do të qëndrojmë në ligë.”