Futbolli spanjoll është përfshirë nga një skandal i madh bastesh, ku plot 50 ndeshje, në Kategorinë e Dytë (Segunda B) dhe në Kategorinë e Tretë (Tercera Division), janë duke u hetuar dhe dyshohet se janë të trukuara.
Ka qenë organizata, Federbet, e cila lufton bastet e paligjshme në futboll, e cila ka hedhur dritë mbi trukimet e mundshme.
Ndër ekipet që po etohen për fiksime rezultatesh janë edhe Real Madrdit Castilla dhe Barcelona B.
Ndërsa mediat spanjolle raportojnë se policia ka arrestuar 28 persona të dyshuar si të përfshirë në këtë çështje.