Fundi i sezonit ka nxjerre ne pah shume probleme per ekipe te ndryshme te futbollit shqiptar. Dikush kenaqet nga arritje dhe te tjere qe duan te gjejne medoemos arsyet e zhgenjimit.
Njeri prej tyre duket se eshte edhe ekipi i Maliqit në Kategorinë e Parë qe se fundi ka pezulluar tre futbollistë. Skuadra nga juglindja e vendit do duhet të bëjë pa tre titullarët për duelin e sotëm me Besën (14:00), që vlen për javën e 24 të sezonit.
Klubi maliqar ka pezulluar pa afat Jorgo Qeleshin, Shkëlzen Takon dhe Paolo Ivanin. Qeleshi nuk i është bindur detyrave teknike në lojë gjatë takimit të fundit, ndërsa dyshja tjetër Tako-Ivani janë konfrontuar mes tyre gjatë humbjes së javës së shkuar në Sarandë me Butrintin.
Sot trajneri Malësia do duhet të bëjë pa tre titullarët, me Maliqin që mban vendin e fundit në Kategorinë e Parë. Dhe ne nje situate te tille, padyshim qe nuk mund te sbpresosh per te bere mire ne fushen e lojes.