Një incident i paprecedentë ka ndodhur në sfidën mes Nisës dhe Marsejës të vlefshme për elitën e futbollit francez.
Kjo përballje nuk arriti të përfundonte, për shkak të një ngjarjeje aspak normale.
Dimitri Pajet, mesfushor i Marsejës, u godit me një shishe nga tifozët e Nisës. Në nerva e sipër lojtari e mori shishet dhe e goditi drejt tifozëve.
Këta të fundit kanë mësyrë të shumtë drejt tij, duke hyrë në fushë dhe ushtruar dhunë, me shokët e ekipit, që të zemëruar kanë tentuar të mbrojnë shokun e tyre.
Gjyqtari e ndali ndeshjen rreth minutës së 80 dhe skuadrat u drejtuan menjëherë në dhomat e zhveshjes.