Futbolli në Spanjë përfshihet nga një tjetër skandal dhe tanimë bëhet fjalë për një nga turnetë prestigjiozë të tij, Kupën e Mbretit.

Një denoncim anonim ka sjellë hapjen e një hetimi dhe nisjen e procedurave për një ndeshje të sezonit të kaluar, që është mbyllur me një goleadë të cilësuar të pazakontë.

Një person i paidentifikuar ka denoncuar në një nga e-mailet e La Liga se ka pasur manipulim në rezultatin e sfidës së vitit të kaluar mes Hurakan Melija dhe Levantes.

Personi në fjalë kishte çuar atë që mendohet se është një provë e manipulimit të ndeshjes së parcaktuar nga persona ende të panjohur për të përfunduar me shifrat 0-8, ashtu siç u mbyll, duke siguruar përfitime të mëdha akonomike.

Bëhet e ditur se policia spanjolle ka nisur hetim dhe ka marrë në pyetje të paktën 6 persona në këto ditë, që nga momenti kur nga La Liga është sinjalizuar për këtë denoncim. Gjithashtu është mësuar se këtë të martë, një ish-futbollist i Hurakan Melija është arrestuar nga policia e më pas është lënë i lirë, pasi është marrë në pyetje.