Situatë skandaloze të Partizani, klub me emër të madh, por që duket qartë se nuk ka më qetësi e harmoni prej shumë kohësh dhe vetëm fitoret e para disa javëve kishin mbuluar shumë probleme.
Sot ka pasur sërish një sherr i egër në stërvitje, me protagonistë trajnerin Dalipi dhe sulmuesin Edgar Çani.
Në lojën 6 kundër 6 brenda grupit Dalipi diçka i tha Çanit, i cili nuk e mori mirë dhe dhe nisi debati, që degjeneroi në konflikt fizik dhe u desh ndërhyrja e lojtarëve të tjerë për të shmangur goditjen mes njëri-tjetrit.
Kaos total, por me siguri trajneri do fajësojë sërish mediat./sport-ekspres/