Skandalet nga bota e sportit janë të shumta dhe shpeshherë e tejkalojnë imagjinatën.
Një i tillë vjen nga Brazili, teksa pas 4 muajsh hetime është arrestuar ish-trajneri i kombëtares braziliane të gjimnastikës, Carvalho Lopez.
Hetimi ka nisur pas një reportazhi të bërë nga ana e një televizioni brazilian, ku janë konfirmuar rreth 42 raste të abuzime të këtij trajneri me sportistët.
Këtu përfshihet edhe rasti i abuzimit seksual me fituesin e medaljes së artë në Lojërat Pan-Amerikane gjatë vitit 2011, Petrix Barbosa.
Madje ishte pikërisht ky i fundit që ka bashkëpunuar me televizionin brazilian, duke treguar abuzimet e ndryshme që kanë ardhur nga ana e Carvalho Lopez edhe kundrejt tij.
Tashmë pritet që ish-trajneri i gjimnastikes të dali përpara gjykatës. vipsport/