Momenti i vështirë që po kalon Bajern Mynihu si në kampionat, ashtu edhe në Europë është pasuar edhe në dhomat e zhveshjes, duke qenë se futbollistët kanë dalë hapur kundër trajnerit Niko Kovaç.
Sipas “Bild” pari që ka reaguar kundër kroatit, ka qenë mesfushori kolumbian Hames Rodrigez i cili në dhomat e zhveshjes pasi u zëvendësua në takimin ndaj Ajaksit është shprehur “Nuk jemi te Frankfurti këtu”.
Sikur të mos mjaftonte vetëm Rodrigez, janë edhe futbollistët e tjerë të cilët shprehen se Niko Kovaç dhe vëllai i tij Robert Kovaç flasin ne stërvitje kroatisht, gjë e cila vë në siklet futbollistët dhe e bën të vështirë që të merret vesh stërvitja.
Nje situate e tille duket e pakuptimte ne nje ekip i Bajern tek i cili gjithmone ka mbizoteruar rregulli dhe disiplina.
Megjithate pritet qe çdo gje te shkoje ne vendin e vet sepse me siguri qe drejtuesit e klubit do sheshojne çdo problem.