Barazimi 1-1 në shtëpi Lillë një javë më parë në Champions League dhe humbja në fundjavë në kampionat kanë bërë që situata te skuadra e Borussia Dortmund të mos jetë e qetë. Skuadra gjermane do të luajë të mërkurën ndeshjen e kthimit në Europë ndaj francezëve.

Sipas të përditshmes gjermane “Bild” ka pasur një përplasje mes Julian Brandt dhe Jamie Gittens gjatë seancës stërvitore pas ndeshjes në shtëpi kundër Augsburg në kampionat (rezultati 0-1). Dy lojtarët duket se kanë pasur një përballje të ashpër gjatë seancës stërvitore.

Madje klubi ka vendosur të pezullojë dy lojtarët në kuadër të ndeshjes vendimtare ndaj Lille, një ndeshje e vlefshme për 1/8 e Champions League: Barazimi i ndeshjes së parë do t’i detyrojë verdhezinjtë të fitojnë jashtë shtëpisë edhe nëse situata për momentin duket mjaft konfuze.

Debati mes dy lojtarëve ka sjellë shpërthimin e trajnerit Niko Kovac, i cili ka bërtitur para skuadrës. Më pas trajneri deklaroi në një konferencë për shtyp se “kemi katër ditë për t’u rikuperuar dhe për të treguar një paraqitje më të mirë. Ne dimë të luajmë mirë , kjo është edhe arsyeja pse kam besim”.