Adrien Rabio është kthyer në një problem të vërtetë te Juventusi, pasi ka refuzuar të kthehet nga Franca në Torino, siç bënë shokët e tij të skuadrës.adrien-rabiot-juventus-1568112341-25583
Kjo ka ndodhur për shkak të reduktimit të pagave që bëri klubi bardhezi dhe sipas asaj që shkruan “La Stampa”, mesfushori nuk ka qenë dakord me këtë.
Francezi përfiton 7 milionë euro në sezon dhe nuk ka qenë aspak dakord me reduktimin e pagave, që Juventusi e bëri për shkak të krizës nga Koronavirusi, pasi kishte marrë dritën jeshile nga lojtrarët e tjerë, duke kursyer kështu të paktën 80 milionë euro.
Pikërisht për këtë, Rabio ka vendosur t’i kundërvihet klubit, duke refuzuar të udhëtojë drejt Italisë, ku më pas do jetë i detyruar të qëndrojë për 14 ditë në karantinë.RABIOT
Besohet se për ta bërë këtë, lojtari mund të jetë shtyrë nga nëna e tij që njëkohësisht është edhe agjentja e tij. Përveç zërave që kishin qarkulluar kohët e fundit, mundësitë që Rabio të largohet nga Juvja në verë janë shumë të mëdha.