Jo vetëm rezultate negative, por tashmë ka një sërë ccështjesh në klubin e Partizanit. Lojtarët janë të pakënaqur dhe fryma e futur nga trajneri Klevis Dalipi nuk ka sjellë asnjë lloj ndryshimi.
Sikur të mos mjaftonte kjo, newsport.al ka mësuar sot ekskluzivisht nga burime pranë klubit të kuq se tashmë lojtarët kanë disa muaj pa marrë pagat e tyre. Një situatë kjo e pandeshur më parë te 15-herë kampionët e Shqipërisë.
Të gjithë presin të hapet “thesi” i presidencës, por deri më tani nuk duket “dritë në fund të tunelit”.
Bëhet e ditur që tashmë lojtarët po futen në muajin e katërt pa marrë rrogat e tyre. Mesa duket problemi nuk është vetëm në fushën e blertë, por futbollistët po pasqyrojnë në rezultate atë që ndodh në zyrat e klubit.
Kujtojmë që të shtunën, Partizani luan kundër Teutës, sfidë në të cilën pritet rezultat pozitiv. Por me këtë situatë të krijuar, vështirë se futbollistët do të jenë të motivuar për të dhënë maksimumin e tyre. /Newsport/