Plas te Skënderbeu. Lojtarët e kampionëve në fuqi nuk kanë pranuar të dalin në stërvitjen e sotme për shkak të rrogave të prapambetura.
“Panorama Sport” mëson se futbollistët ia kanë bërë të qartë stafit teknik se kërkojnë një sqarim nga presidenti Takaj për mospagesën prej tre muajsh, në të kundërt nuk do të stërviteshin.
Dhe kështu ka ndodhur, askush nuk ka dalë në kompleksin stërvitor. Trajneri Orges Shehi është parë të bisedojë me mesfushorin Gjergji Muzaka, e më pas skuadra është shpërndarë.
Një situatë kritike, por mbetet për t’u parë tashmë reagimi i klubit. Deri me tani nuk ishte folur per vonesa tek kjo skuader por tashme edhe ajo duket se edhe perfshire ne vorbullen e problemeve te zakonshme qe refleton futbolli shqiptar.