Situata tek Apolonia është më e komplikuar sesa duket. Nuk është vetëm mungesa e rezultateve dhe vendi i fundit në tabelë, por ka probleme të ndjeshme dhe të prekshme brenda skuadrës, çka është reflektuar jo pak edhe në ecurinë e dobët të këtij ekipi, sidomos javëve të fundit. Nuk paskan të sosur telashet për Apoloninë!

“Panorama Sport” ka evidentuar mungesën e plot 6 futbollistëve në ndeshjen e fundit me Teutën: Benjamin Agiare, Stefano Omeri, Ksement Mehmeti, Aleksandro Zaimaj, Jeton Krasniqi dhe Ekemini Ejoh, të cilët nuk figuronin në protokoll.

Vetëm Agiare dhe Omeri kanë qenë të dëmtuar, ndërsa 4 të tjerët kanë pasur arsyen e pezullimit apo bllokimit nga ana e trajnerit dhe klubit.

Kjo do te thote se me shume te ngjare ata nuk do te luajne as kete jave ndaj Vllaznise, por gjithsesi ne kampin shkodran nuk duhet ta kene shume mendjen tek kjo gje.

Pavaresisht se kush do te jete ne fushe, objektivi i kuqebluve padyshim qe do te jete fitorja dhe ruajtja e ritmit te ekipeve te tjera pretendente.