Barazimi sonte ndaj Kukesit, rivalit kryesor te tyre, nuk i ka pelqyer askujt ne kampin e Partizanit. Pjestaret e tij mendonin fitoren dhe shkeputjen njehere e mire ndaj ketij kundershtari por nuk ka ndodhur keshtu.

Por sikur te mos mjaftonte barazimi, duket se ne kampin e kuq ka lindur nje problem tjeter. Siç raporton “newsport.al”, pas ndeshjes ka patur nje zenke. Gjithçka ka ndodhur në dhomat e zhveshjes dhe protagonistët janë trajneri dhe zv/trajneri I të kuqve.

Mesohet se Franco Lerda dhe Dritan Mehmeti janë grindur mes tyre dhe më pas gjendja është acaruar shumë, saqë në ambientet e stadiumit “Selman Stermasi” ka plasur grushti, por nuk dihet me saktësi se kush ka qenë motivi që çështja ka mbërritur deri këtu.

Të dy, si Lerda dhe Mehmeti janë goditur me grusht “sade” mes tyre dhe është dashur ndërhyrja e të pranishmëve për t’I ndarë, sepse situata mund të ishte përkeqësuar edhe më shumë.