Skënderbeu e ka mbyllur kampionatin në vendin e 4 këtë sezon. Në fillim, korçarët e nisëm shumë mirë, madje duke marrë edhe kreun e renditjes, por nga mesi i sezonit pati një rënie të menjëhershme, të cilët duke shkuar në disa ndeshje radhazi me humbje.

Gjithsesi, kur fundi i kampionatit po afrohej, Skënderbeu arriti përsëri disa fitore të rëndësishme dhe kjo e ndihmoi që të klasifikohej mes skuadrave që do të shkojnë në Kupat e Europës.

Mirëpo, CAS është një çështje që mban “pezull” shumë veprimatri në Korçë, duke filluar nga lojtarët, apo edhe stafi.

Në lidhje me këtë situatë, trajneri i bardhekuqve, Orges Shehi, në një intervistë të dhënë për Panorama Sport  ka folur për tema të ndryshme, kur mes të tjerash ka lënë të kuptohet që mund të ketë edhe ndonjë “krisje” mes tij dhe presidentit Ardian Takaj.

Që në momentin kur ka përfunduar kampionati, Shehi dhe Takaj nuk kanë folur më së bashku. Kësisoj, edhe pse skuadra do të grumbullohet së shpejti për të nisur përgatitjet në Kupat e Europës, palët nuk janë takuar në lidhje me këtë situatë, apo edhe për të diskutuar në lidhje me sezonin e ardhshëm.

Më tej, Shehi ka thënë se në Korçë, ai nuk është absolutisht një plan B, C, apo D. Pra, nuk do të jetë rezervë e askujt, qoftë edhe nëse vjen një tjetër trajner, ai ka figurën e tij dhe ka një identitet.Me fjalë të tjera, Orges Shehi nuk e ka përjashtuar aspak një largim nga Skënderbeu.

“Nuk kam folur asgjë me presidentin. Unë jam Orges SHehi dhe kam një identitet. Jam Shehi, jo plani B, C, apo D”, ka thënë trajneri ndër të tjera./newsport/