Mjaftoi vetëm ndeshja e parë në këtë edicion, dhe Kukësi ka filluar të akuzojë arbitrimin në Superiore.
Verilindorët akuzojnë arbitrin Enea Jorgji, për joprofesionalizëm në ndeshjen ndaj Laçit, duke favorizuar kurbinasit, siç ka bërë edhe shumë herë të tjera.
REAGIMI I KUKËSIT
Arbitri i Jorgjit në favor të kundërshtarit!
Arbitri i ndeshjes së sotme, Enea Jorgji, tregoi edhe një herë joprofesionalizem , duke favorizuar në mënyrë te hapur ekipin e Laçit, ashtu siç ka vepruar shumë herë të tjera.
Shumë qartë, ai nuk dha disa herë goditje dhe faulle për ne, siç ishte dhe rasti i ndërhyrjes së parregullt të William Cordeiros.
Ne do të analizojmë me detaje këtë ndeshje për të nxjerrë dhe përgjegjësitë tona si staf dhe ekip, si dhe do të dërgojmë në Komisionin e Arbitrimit ankimin për këtë arbitër në mënyrë që të mos jetë më gjyqtar në asnjë ndeshje që do të luajë Kukësi.