Humbja e pësuar të shtunën, në transfertë, ndaj Ilirisë së Fushë-Krujës, i ka kushtuar jo pak Besëlidhjes. Në analizën e djeshme, ku ka marrë pjesë edhe presidenti Gjokë Ndoka, stafi teknik si dhe gjithë futbollistët, janë marrë masa ndëshkuese, ndonëse lezhjanët vazhdojnë të jenë në vendin e dytë të renditjes së Kategorisë së Parë. Kështu e gjithë skuadra, pa përjashtim, edhe ata, që nuk kanë luajtuar apo që nuk kanë qenë fare as në 18-she kanë marrë gjoba, e cila është fikse për çdo njërin pjesë të skuadrës, qoftë futbollistë apo staf teknik, me 50 % të rrogës mujore. Por kjo me kusht nga pas, që nëse në tre ndeshjet e ardhshme arrihetë merren 9 pikë, dy fitore në Lezhë dhe një në transfertë, atëherë këto gjoba ka gjasat, që të hiqen. Por disi i pa kuptimtë ka qenë edhe diskutimi për shiritin e kapitenit, që për momentin është marrë një vendim i tillë, që të mos jetë ai, që e ka mbajtur deri tani, Vehadin Pepa, por të kalojë në krahun e mbrojtësit Peqini. Nuk dihet për një ndeshje apo për gjithë kampionatin. Në fakt nuk duket të ketë qenë në fillim të sezonit një dëshirë e Pepës për ta mbajtur shiritin, ndonëse i është dorëzuar nga vetë drejtuesit më të lartë të klubit, por dje ata ia kanë marrë, pavarsisht eksperiencës së tij. Por duke i ndalur tek gjobat, duket se nën zë, kjo gjobitje nuk është pëlqyer nga futbollistët, të cilët e kanë shprehur atë, në mënyra të ndryshme, por për të dhënë të kuptohet se klima brenda kampit lezhjan fillon e të mos jetë ajo e mëparshmje. Gjithsesi është herët për të folur për këtë çështje e cila mund të vërtetohet me ndeshjet e radhës, ku Besëlidhja ka përsëri mundësi, forca dhe kualitete për t’u kthyer përsëri aty ku ishte dhe krerët e klubit edhe mund të heqin dorë nga gjobat, gjë e cila do të shërbentë shumë pozitivisht për të ardhmen.