Një episod i veçantë ka ndodhur në Itali ditën e sotme, në ndeshjen mes Konsencas dhe Empolit.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të vendasve, por një gol që nuk iu quajt Empolit në minutën e 83’ ka ngritur polemika të shumta në Itali.

Samuele Riçi më një gjuajte të fortë nga jashtë zonës, kaloi vijën e portës, por përsëri nuk u quajt nga gjyqtari, për shkak se u pretendua se nuk kishte kaluar vijën e portës. Ky gabim i arbitrit i kushtoi rëndë Empolit, të cilët në fund dolën të mposhtur nga kjo transfertë. “Gol line technology” nuk aplikohet në Serie B dhe për këtë arsye goli nuk është parë nga gjyqtarët.

Menjëherë pas këtij episodi, në mendjet e të gjithëve vjen episodi i Muntarit në 2012-ën, në përballjen me Juventusin, ku topi e kishte kaluar vijën e portës, por goli nuk u quajt i rregullt.