Eliminimi i Gjermanisë ka shkaktuar një furtunë reagimesh në rrjetet sociale, teksa nuk mungojnë dhe polemikat. Bëhet fjalë për golin e dytë të shënuar nga Japonia, në triumfin 2-1 ndaj Spanjës.

Ky gol ka shkaktuar debate të shumta, teksa gjyqtari e anuloi fillimisht për shkak të daljes së topit jashtë vijës kufizuese, por VAR-i ndërhyn për të kthyer vendimin.

Goli u konsiderua i rregullt dhe falë këtij goli Japonia u kualifikua për më tej, gjithsesi tifozët gjermanë janë të bindur që topi e ka kaluar vijën.

Edhe pamjet filmike ne fakt e tregojne qarte se topi ka kaluar jashte vijes fundore, por ende nuk eshte e qarte se pse arbitri dhe VAR e konsideruan te rregullt kete gol.