Ne opinionin sportiv shkodran nje pjese e mire e tyre jane te zhgenjyer nga barazimi i fundit i Vllaznise arritur ne Rrogozhine ndaj Egnatias, barazim qe e ka larguar ate disi nga dy skuadrat e kreut.
Por Elvis Plori, ish- trajneri i kesaj skuadre, mendon ndryshe. Ai e konsideron barazimin ndaj Egnatias nje rezultat pozitiv dhe njekohesisht ben thirrje per vleresim maksimal te sfides kunder Kastriotit kete jave. Sipas tij, Vllaznia i ka te gjitha shanset per t’u shpallur kampion kete sezon.
“Egnatia eshte nje ekip i cili ka edhe ai ato objektivat e veta. Une e kuptoj qe tashme Vllaznia eshte nje skuader tashme e ndertuar per te dale kampion dhe si rrjedhoje priten veç fitore prej saj. Prandaj dhe ndoshta barazimi i arritur ne Rrogozhine ndaj nuk eshte mirepritur nga te gjithe.
Por per mua personalisht, duke e ditur se çfare ekipi ka Egnatia, t’i leme nje ane emrat, une mendoj se Vllaznia ka marre nje rezultat te mire dhe barazimi nuk eshte keq ne kete fushe te veshtire. Tani presim Kastriotin dhe te shtrengohemi dhe ta vleresojme maksimalisht.
Ta fitojme kete takim dhe jemi ne rruge te mbare per te synuar titullin. E kam thene me para dhe po e them serish: Une e shoh Vllaznine kampione kete sezon. E kam pare qe ne momentin kur eshte ndertuar”- eshte shprehur Elvis Plori ne prononcimin e tij./SHKODRA-SPORT.COM/