Skuadra shkodrane ka lene pas ndeshjen e kaluar me Tiranen dhe eshte fokusuar totalisht tek sfida e rradhes me Egnatian. Ne prag te kesaj ndeshje, ka dhene nje prononcim per RTSH Shkodra zevendestrajneri i saj Elvis Plori qe fillimisht ka sqaruar çeshtjen “Da Silva”

“Me Da Silvën është sqaruar gjithçka. Janë nerva loje dhe është nxituar me mënyrën si ka reaguar, por e ka kuptuar gabimin. Ai ka kërkuar falje dhe i gjithë ekipi e ka pranuar dhe do të jetë sërish pjesë e kësaj familje. Ju siguroj që te Vllaznia ka një harmoni shumë të mirë dhe ekipi po funksionon shumë mirë”.

Nderkohe ne lidhje me sfiden e rradhes, ate me Egnatian qe do te luhet te premten ne oren 16.45 ne stadiumin “Loro Boriçi”, krahu i djathte i trajnerit Brdariç eshte shprehur:

“Per ndeshjen ndaj Egnatias kemi mungesën e Latifit që ka plotësuar numrin e kartonave të verdhë dhe padyshim që është një mungesë e rëndësishme për ne, por do të mundohemi që zëvendësimi i tij të bëhet ashtu si duhet dhe ai që do të luajë ta bëjë si duhet detyrën e tij.

Duhet të bëjmë kujdes për ndeshjen e rradhës. Egnatia vërtetë është mundur 0-3 nga Partizani në ndeshjen e kaluar por nuk ka luajtur aq keq sa për të humbur me këtë rezultat. Vllaznia është e motivuar për të marrë maksimumin e mundshëm nga kjo ndeshje sepse jemi në një fazë që na duhen pikët”./SHKODRA-SPORT.COM/