Vllaznia eshte e perqendruar tek sfida e rradhes me Kukesin, por meqe jemi ne ditet e fundit te ketij viti, eshte koha per te bere edhe bilance, per arritjet dhe mosarritjet e bera. Nje gje te tille e ka bere zevendestrajneri Elvis Plori mbreme ne TV1 Channel.
“Na pret nje ndeshje e veshtire si ajo me Kukesin dhe shpresoj t’i bejme nje ndryshe ashtu si duhet ketij vit. Ne ketet vit ka pasur emocione pozitive dhe negative ne pjesen e sportit.
Ky vit ka qene shume i mire per Vllaznine. Them se kemi bere nje ndryshim rrenjesor, nga nisja dhe deri tani. Sigurisht ka pune mjaft per te bere serisht, tifozat kane te drejte te mos jene te kenaqur.
Nder pjeset me emocionuese ka qene ndeshja e kthimit me Siroki Brijeg, ku kaluam ne nje shkalle tjeter. Qofte per te ardhurat e klubit dhe per punen e bere te vitit te pare me afrimin e presidentit Xhaferi.
Nuk mund te le pas edhe fitimin e kupes, pasi ka vite qe ne Shkoder nuk vinte ky trofe. Tani kemi marre nje barre te rende mbi supe, kemi ndryshuar objektivat. Po punojme te ndertojme nje skuader qe eshte pretendente per titullin kampion. Eshte nje nisem e veshtire, pasi te gjithe skuadrat e pretendojne kete por them se jemi ne rruge te mbare”./SHKODRA-SPORT.COM/