Erdenis Gurishta do të lihet sërish pushim. Kapiteni i Vllaznisë është rikuperuar më në fund nga dëmtimi, por trajneri Plori dhe stafi teknik kanë vendosur që të mos rrezikojnë me mbrojtësin në mënyrë që të jetë gati për sfidën ndaj Partizanit në Kupë.

Në krahun e djathtë të mbrojtjes pritet të luajë sërish Kruja, ndërsa në qendër të mbrojtjes do të luajë Adili së bashku me Bulatovic që do të marrë vendin e Diagne që është i pezulluar me kartona.

Vllaznia do të luajë sfidën e javës së 28-të të Superligës ndaj Laçit. Ndeshja do të zhvillohet në “Loro Boriçi” në Shkodër dhe do të nisë në orën 16:45. Ky takim është tepër i rëndësishëm për shkodranët që nuk fitojnë prej disa sfidash radhazi dhe janë në krizë rezultatesh.

Kujtojme nderkohe qe ne mesjave Vllaznia do te luaje ndeshjen e kthimit te Kupes se Shqiperise ndaj Partizanit dhe mbase Gurishta atehere mund te jete ne fushe per te dhene kontributin e tij ne kualifikimin e Vllaznise per ne finale te ketij kompeticioni.