Sfida e neserme ne mes Vllaznise dhe Beselidhjes ne fakt konsiderohet edhe si nje sfide ne mes Hysen Dedjes dhe Elvis Plorit, dy trajnereve shkodrane te ketyre ekipeve. “Nxenesi” do te jete perballe “profesorit” dhe do te tentoje ta munde, ndonese diferencat ne mes ekipeve ne perberje jane te medha.
Vete Plori duket se eshte vene ne siklet nga kjo perballje por kete here nuk do ta degjoje zemren.Do te mundohet qe me Beselidhjen e tij te arrije suksesin historik, ate te rikthimit te kesaj skuadre ne Superlige serish pas dy vitesh. Ai ka folur per mediat ne lidhje me kete ndeshje, teksa ka thene qe “kundershtar” do te kete edhe te atin, nje tifoz i thekur i Vllaznise.
“Më vjen shumë keq që në këtë finaleje mbijetese për Vllaznisë do të jem pikërisht unë gjenerali i frontit kundërshtar. Nëse do të kisha mundësi zgjedhjeje, s’do ta dëshiroja veten në këtë pozicion. Përveçse përballë Vllaznisë dhe popullit shkodran, jam edhe përballë babait tim, i cili është një nga tifozët më të zjarrtë të saj.
Të jemi realistë, Vllaznia në organikën e saj ka mjaft futbollistë tepër cilësorë, që janë të vlerësuar në tregun futbollistik, por Besëlidhja ka treguar me fakte se di ta menaxhojë lojën përballë cilësisë. Gjithsesi, në një ndeshje mund të fitojë edhe dëshira e entuziazmi pa përjashtuar edhe fatin”, shtoi trajneri.