Barazimi 1-1 ndaj Teutes ka “djegur” jo pak ne Shkoder e kuptohet qe edhe stafi teknik nuk e ka perjetuar mire per nga menyra si shkoi ndeshja dhe mundesite qe kishte Vllaznia per ta fituar ate.

Per zevendestrajnerin e saj Elvis Plori, skuadra nuk doli ne lojen e saj sepse ndoshta u nxitua ne kerkimin e golit dhe kjo beri qe ajo te mos e shenonte golin e fitores. Ai ka folur edhe per ate se çfare do te ndodhe me Vllaznine ne ndeshjet e ardhshme.

“Sivjet përgjegjësia është më e madhe. Tani Vllaznia synon titullin dhe është më ndryshe se një vit më parë. Në ndeshjet e ardhshme nuk është se do të ndryshojmë ndonjë gjë të madhe në skuadër.

Do të vazhdojmë të luajmë këtë futboll të bukur, me përjashtim të disa pikave ku ne jemi pak kavalierë sepse pavarësisht që kemi disa lojtarë të ardhur nga qytete dhe shtete të tjera, ata ndoshta edhe nga uji që pinë, bëhen më shkodranë sesa duhet, bëhen më kavalierë sesa duhet.

Nuk duhet të dhurojmë shumë. Duhet të jemi më të kujdeshshëm në fushë dhe të kemi sjellje më korrekte të lojtarëve sa i takon përgjegjësive që ato kanë duke filluar nga ndeshja e rradhes me Partizanin”./SHKODRA-SPORT.COM/