Vllaznia e kaloi me sukses sfidën ndaj Bylist duke fituar me rezultatin 1-0. Në mungesë të trajnerit Bërdariç, zëvendëstrajneri Elvis Plori u shpreh se i gëzon vendi i parë, ndërsa në fjalën e tij për Supersport u shpreh rreth lojtarit Mandiangu, duke theksuar se nuk ka çfarë të thotë për një lojtar që nuk kontribuon prej tre muajsh.

“Edhe vendi i parë na gëzon. Objektivi është marrja e trë pikëve dhe pas një humbje është thelbësore fitorja. Mund të them se skuadra ka krijuar fizionomi, kjo është e mira që pritëm 3 muaj që ndërtuam skuadrën. Është e re, por ka edhe bazën e vjetshme, 5 kanë qenë edhe vjet.

Sa i përket lojës stabiliteti krijohet me rezultate të mira e nuk futet në diskutim renditja në tabelë. Ishte mundësi që e shfrytëzuam mirë. Kishim dy mungesa por mënyra si luajtëm krijoi atë stabilitet që kërkonim.

Dunga na ka lënë ende shijen e mirë të Tiranës e zbehen kritikat. Sulmuesi të zbardh faqen por kur skuadra ka nevojë të qetësohen, nuk mund ta kritikojmë. Duhet analizuar me qetësi mënyra dhe momenti kur godet topin.

Sa i përket Mandiangu, që në fillim në momentet e para ka bërë me grupin dhe ka kaluar dëmtim pas dëmtimi. Nuk kam çfarë të them për një lojtar që ka tre muaj këtu e nuk ka kontribuar, nuk kam përgjigje. Po e kërkojmë nga stafi mjekësor ende.

Në minutën pasi shënuam golin e parë, 5 minuta mbrapa bëra ndërhyrje që të kishte stabiltet sa i përket vendosjes, të tërhiqen mesfushorët e shfrytëzonim kundërsulmin. Duke ditur edhe si erdhi humbja me Kuëksin kërkonim stabilitet në fushë”, u shpreh Plori. /VipSport/