Gjatë ditës së sotme ka vijuar procesi i firmosjes së kontratave të reja apo dhe rinovimit të kontratave me futbollistët aktualë të Vllaznisë.

Kështu, paradreke në zyrat e klubit kanë hedhur firmë njëri pas tjetrit portieri Alen Sherri dhe mesfushorët Ardit Krymi e Alsid Tafili.

Po ashtu, të njëjtën gjë kanë bërë edhe Ergi Borshi, Zabit Mehmedaj e Sahmet Lushaj.

Ky proces do të vijojë edhe sonte në darkë me firmosjen e kontratave nga pjesa e mbetur e futbollistëve që janë përzgjedhur nga stafi teknik për të qenë pjesë e ekipit në sezonin e ri.

Vllaznia do te luaje diten e shtune ndeshjen e pare te kampionatit dhe per trajnerin Lika tashme nuk ka me dilema per ndertimin e formacionit.

Te gjithe titullaret qe ka patur ne stervitje kane firmosur ose jane ne proces firmosje te kontratave dhe gjithçka do te jete gati per kete sfide.